Fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

 

Burime pranë stacionit kufitar të kësaj pike, bëjnë me dije se ka një fluks të shtuar në dalje drejt Maqedonisë së Veriut. Nga lëvizjet e shumta mësohet se në orët e paradites ka patur rradhë të gjata që kanë shkuar deri në 1 kilometër.

 

 

Për të përballuar këtë fluks lëvizjesh jo të zakontë për stinën, nga ana e policisë sonë kufitare është shtuar numri i sporteleve në dalje.

 

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në Qafë-Thanë nuk ka patur probleme në sistemin kompjuterik, çka tregon se rradhët e gjata janë krijuar nga fluksi i madh i shtetasve shqiptarë e të huaj që kanë kërkuar të kalojnë në shtetin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *