Në portin e Durrësit vazhdon fluksi i pasagjerëve drejt porteve italiane të Barit dhe Ankonës. Pas përfundimit të pushimeve në vendlindje, janë mijëra persona që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës që po kthehen drejt vendeve të tyre të punës.

 

Sipas burimeve nga Autoriteti Portual Durrës gjatë ditës së sotme  me tragetin e Durrës-Bari janë përpunuar 3370 pasagjerë dhe 845 automjete, ndërsa drejt Ankonës 562 pasagjerë 145 automjete. Do të jenë edhe tre tragete të tjerë që priten të nisen gjatë mbrëmjes drejt porteve italiane duke e çuar në total numrin e pasagjerëve që largohen nga vendi ynë në rreth 8 mijë vetë.

 

Sipas të njëjtave burime, për periudhën janar- korrik 2022 janë përpunuar 187 787 pasagjerë në  hyrje dhe 150 669 pasagjerë në dalje, në total 338 456 , shofët e cila ëshët 19 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Për përballimin e fluksit, autoriteti portual ën bashkëpunim me policinë kufitare kanë vënë në dispozicion 26 sportele në total, 16 për udhëtarët me automjete dhe 10 për pasagjerët që udhëtojnë pa automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *