Subscribe

23,500 shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët në 28 qendrat verore të hapura në gjithë vendin. Gjatë inspektimit të njërës prej tyre në Rrjoll, Manastirliu tha se është bërë e mundur marrja e shërbimit në një kohë më të shpejtë duke shmangur spitalet dhe rrugën e gjatë e të mundimshme ku mungon infrastruktura.

 

“Për të gjithë ata që vijnë me pushime, por edhe për banorët vetë, është një punë e madhe që po bëhet nga gjithë shëndetësia dhe është një punë voluminoze. Deri në datën 23 Korrik, të dhënat tregojnë që janë ofruar më shumë se 23, 500 shërbime jo vetëm me vizita dhe konsulta por edhe me shërbime direkte, mjekime plagësh, me perfuzione, me mjekime të ndryshme duke shmangur spitalin, duke shmangur vajtjen deri në qendrat shëndetësore të largëta. Dhe duke pasur këtë akses është shumë më e lehtë që të marrësh shërbim”

 

Programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore do të vazhdojë me 100 pika të reja  deri në fund të sezonit veror.

 

“Tani hapëm kantierin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që do të vijojmë t’i rehabilitojmë. Programi i 300 qendrave shëndetësore është me të vërtetë një program që jo vetëm ka rikthyer vëmendjen tonë tek kujdesi parësor, por mbi të gjitha ka kthyer vëmendjen tek qytetarët, dhe tek shërbimet bazë që ata kërkojnë, tek mjeku i familjes, tek infermieri tek ata të cilët kanë besimin e parë, ku shkojnë dhe marrin shërbimin e parë shëndetësor”

 

Sipas Manastirliut qendrat shëndetësore janë të hapura çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe të plotësuara me të gjitha pajisjet për një shërbim cilësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *