Subscribe

Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar Kakavijë dhe Kapshticë kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

 

Policia Kufitare bën me dije, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

 

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

 

Gjithashtu janë shtuar kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *