Subscribe

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Burime zyrtare pranë kësaj pike bëjnë me dije se numri i shtetasve shqiptarë, por edhe të huaj që kanë hyrë e kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit është më shumë se 3.200 shtetas.

 

Sipas të njëjtave burimeve, numri më i lartë është i daljeve kjo dhe për arsye të personave të cilët pas mbylljes së pikës kufitare Kapshticë, përdorin Maqedoninë e Veriut dhe pikat kufitare të këtij vendi për t’u kthyer në vendet e tyre të punës. Gjatë katër ditëve të fundit mësohet se nga Qafë Thana kanë hyrë e kanë dalë me vendin fqinj afro 10 mijë shtetas.

 

Burimet zyrtare numri i hyrje-daljeve do të jetë shumë herë më i madh. Së pari, sepse shqiptarë të Maqedonisë së Veriut zgjedhin disa prej qyteteve të vendit tonë për të kaluar festat e fundvitit. Dhe së dyti shqiptarët që kanë hyrë nga Greqia gjatë këtyre ditëve do të vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si kalim tranzit në shtetin helen. Për të përballuar fluksin e lëvizjeve autoritet tona kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve duke e çuar në katër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *