Vazhdon të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikat kufitare të juglindjes së vendit. Burime pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë hyrë 1024 shtetas, si dhe 271 mjete.

Nga ana tjetër, gjithnjë sipas të njejtave burime nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë 3670 shtetas. Ky është numri më i lartë i regjistruar që nga hapja e njëanshme e kufirit me Greqinë, ashtu siç është më i lartë edhe numri i hyrje-daljeve nga Qafë Thana në Maqedoninë e Veriut.

Për të përballuar fluksin në rritje në Kapshticë, pala shqiptare punon me tre sportele në hyrje, ndërsa pala greke me dy. Nga ana tjetër, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë me dije burimet, punohet me katër sportele ne hyrje dhe dalje.

Në të dy këto pika të kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut edhe ditën e sotme ka munguar kontrolli mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *