Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, i konsideron premtime boshe deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot gjatë prezantimit të programit për energjinë dhe ujin.

E vetmja gjë që kreu i qeverisë ka bërë për sektorin e energjisë në këto tetë vjet, sipas Garos, është abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët.

“Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.”

Garo garanton se PD do të sjellë shpresë dhe plane serioze.

“Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *