Subscribe

Një operacion i madh i forcave speciale në Elbasan ka cuar në pranga 8 persona, mes të cilave edhe Florenc Capjen.

Për këtë shtetas, pjesa e familjes Capja e përfshirë në disa përplasje të armatosura në Elbasan, është nxjerrë një urdhër gjykate për arrestim, urdhër që u zbatua këtë të premte.

Por vec Florencit, janë ndaluar dhe shoqeruar disa pjestarë të tjerë të fisit Capja, mes të cilave edhe gruaja e Ardjan Capjes.

Ky i fundit ka qënë objektiv i disa atentateve në Elbasan, por që i ka shpëtuar në disa raste, shpesh duke u plagosur.

Forcat RENEA kanë kontrolluar mjaft biznesë, objekte dhe shtëpi në pronësinë e fisit Capja, për disa orë me radhë këtë të premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *