Aktivistja Xheni Karaj denoncoi një rast dhune ndaj komunitetit LGBT në Tiranë.

 

Duke shpërndarë në rrjetet sociale foto që sipas saj provojnë dhunën, ajo kërkoi reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe institucionet.

 

Xheni Karaj tregoi se një vajzë 21-vjeçare, anëtare e komunitetit transgjinor, është sulmuar nga dhjetë djem.

 

“Në sfondin e deklaratave të rënda homofobike të ditëve të fundit që nxisin dhunë, urrejtje dhe diskriminim, një anëtare e komunitetit Transgjinor në vendin tonë është sulmuar sot (16.06.2021) verbalisht e fizikisht në rrugët e Tiranës. Dhuna ndaj L. 21-vjeçe është dokumentuar me foto ku duken qartasi shenjat në trupin e saj, të bëra nga 10 djem të keqedukuar, e të nxitur nga dhuna verbale e të ashtuquajturve “profesionistë” nëpër studio televizive dhe në rrjetet sociale! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm, ne kërkojmë urgjentisht që rasti të zbardhet nga autoritetet dhe të vihen para drejtësise autorët e dhunues; Ne kërkojmë gjithashtu të ndalet menjëherë gjuha që nxit dhunë ndaj komunitetit LGBT, dhe një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse!”

 

Xheni Karaj rikthesoi se çdo anëtar i komunitetit LGBT duhet të ndihet i lirë në rrugë, shtëpi e çdo hapësirë publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *