Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto ka paralajmëruar grevë një orëshe të bizneseve në vend.

Në një lidhje me Skype në “Qou Vadis”, Nasto u shpreh se nga java e ardhshme do të fillojnë protestat e bizneseve ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të mbështesin këtë nismë kundër rritjes së çmimeve.

“Duke filluar nga java e ardhshme ne do fillojmë protestat ose një grevë një orëshe. Do të mbyllim subjektet, po diskutohet në Tiranë apo në gjithë Shqipërinë. Në grevë do të futen të gjitha bizneset që bëjnë jo më shumë se 140 milionë lekë të vjetra.
Janë mbi 90% e bzinesit që do mbyllë subjektet, këtu ftojmë edhe qytetarët që ta përkrahin këtë nismë. Flitet për jetë a vdekje, flitet për mbijetesë të bisnesit të vogël. Kjo është një gjendje e papranueshme për ne”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *