Meghan Markle ka thyer heshtjen për herë të parë dhe është rikthyer në qëndër të vëmendjes. Për herë të parë ajo ka folur në lidhje me historinë e dashurisë me Princin Harry. Aktorja ka rikonfirmuar lidhjen duke deklaruar së janë një çift shumë i dashuruar.

 

 

 

 

Çifti kanë filluar daljet e tyre në verën e vitit 2016-të dhe që prej asaj kohe lidhja e tyre ka ardhur në rritje. Megjithatë është dashur më shumë se një vit që ajo ta quajë publikisht Harrun-n të dashurin e saj.

 

 

 

 

Meghan është shprehur se e ka takuar të dashurin e saj gjatë një darke me miq të përbashkët dhe prej asaj kohe kanë dalë së bashku në mënyrë të vazhdueshme. Që prej asaj kohe asnjëri nga partnerët nuk ka folur në media, duke theksuar gjithashtu se e kanë ruajtur në ekstrem privatësinë e tyre.

 

 

 

 

E pyetur për ruajtjen e privatësisë, Meghan ka thënë: “Jam e sigurtë se do të vijë koha kur ne do të dalim në publik dhe të kemi histori për të treguar, por shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se kjo kohë është vetëm për ne të dy.”

 

 

 

 

Në vijim të romancës së tyre dhe ndjekjes së vazhdueshme nga mediat, së fundi u përfol se Harry i ka propozuar për martesë Meghan, gjatë muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *