Flamurtari është ekipi kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Skuadra vlonjate mundi me 1 pikë diferencë Partizanin në finalen e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

 

Për kreun e klubit, triumfi ishte i pritshëm, pavarësisht përballjes me një skuadër të fortë si Partizani.

 

 

Duket se as këtë sezon vajzat e Flamurtarit nuk kanë zhgënjyer tifozerinë. Katër trofe sezonal, fituese të kupës së trevave shqiptare, por për Kason në këtë rrugëtim ka ende shumë punë për t’u bërë.

 

Synimet në merkato për Flamurtarin janë të qarta.

 

Të premten Flamurtari ndeshet sërish me Partizanin, dhe duket se fitorja nuk përbën më një surprizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *