Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një foto të statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Kjo statujë është ndriçuar me flamujt e të gjitha vendeve në mbarë botën që janë infektuar me Covid-19.

 

Mes flamujve në këtë monument emblematik shfaqet edhe ai shqiptar, duke qenë se në vendin tonë janë konfirmuar 2 viktima dhe 64 të prekur. Kreu i shtetit e cilëson solidaritetin botëror gjatë epidemisë: frymëzues dhe shpresëdhënës.

 

“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës! , shkruan Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *