Flamur Noka ishte këtë të martë në një familje në Bathore që është përjashtuar nga ndihma ekonomike.

I zhgënjyer, kryefamiljari, Bilbil Tolulit bëri përgjegjës qeverinë, teksa vuri në dukje edhe premtimet e kryeministrit Edi Rama me legalizimet, por, sipas tij, kanë rezultuar një dështim.

“Pas 8 vitesh, legalizimi jo vetem nuk u bë falas, por nuk u bë fare”, tha kryefamiljari.

Nga ana tjetër, Flamur Noka ftoi të gjithë qytetarët që të shkojnë më 25 prill tek kutitë e votimit.

“Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro! Ai po e mban peng këtë vend. Ndaj, më 25 prill të gjithë duhet të shkojmë tek kutitë e votimit për t’i dhënë Shqipërisë një fytyrë tjetër, një qeveri me Lulzim Bashën. Ne do të jemi pranë jush në çdo moment. Të gjithë ata që kanë abuzuar keto vite do të vihen përpara përgjegjësisë. Koha kur qytetarët shkelen me këmbë do të marrë fund! Detyra e shtetit është të kujdeset për qytetarët e tij”, theksoi Flamur Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *