Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas arritjes së marrëveshjes, Duka, në një postim në “Facebook” shkruan se ka siguruar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit në listat e PD-së.
Nëse nuk fiton, ai njofton se nuk do të marrë pjesë kurrë më në zgjedhje.
“FJALE BURRASH. ME RAMËN NUK BËHEM KURRË! Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitojë nuk marrë pjesë kurrë në zgjedhje.”