Zgjedhjet e së dielës në Hong Kong shënuar një kthesë 180 gradë, një ndryshim që vjen pas protestave të dhunshme disa mujore. 17 nga 18 këshillat e qarqeve që dikur kontrolloheshin nga mbështetësit pro-Pekinit, tashmë kanë kaluar nën kontrollin e këshilltarëve pro-demokracisë. Ndërsa pjesëmarrja arriti një rekord ku morën pjesë mbi 71% e votuesve. Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha këtë të hënë se qeveria do të respektojë vullnetin e popullit dhe se “do të reflektojë seriozisht”.

 

Carrie Lam: “Qeveria në detyrë respekton rezultatet e zgjedhjeve dhe do të dëgjojë me përulësi ë gjitha opinionin publik, si dhe do të reflektojë seriozisht. Ekzistojnë shumë analiza dhe interpretime, dhe shumë besojnë se rezultatet reflektojnë pakënaqësi popullore për situatën aktuale dhe problemet e thella në shoqëri. Ne kemi për detyrë të dëgjojmë seriozisht mendimin e qytetarëve tanë”.

 

Rezultati i zgjedhjeve shihet si një leksion ndaj Lam, si dhe rritje e mbështetjes për lëvizjen pro demokracisë. Këshilltarët e rretheve në Hong Kong kanë pak fuqi politike dhe merren kryesisht me çështjet lokale. Por ata kanë të drejtë të zgjedhin shefin ekzekutiv të Hong Kongut gjysmë autonom nën sistemin juridik të Kinës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *