Spanjollët e Barcelonës dhe gjermanet e Bajern Mynih, kanë hedhur një hap në kualifikimin për në gjysmëfinale në ndeshjet e vlefshme për Champions League të transmetuara drejtpërdrejt në paketën Tring. Katalanasit mundën më vështirësi 2-1 në stadiumin “Kamp Now” Atletikon e Madridit. Djemtë e Luis Enrikes kanë përmbysur avantazhin e pjesës së parë, me një dygolësh të sulmuesit Suarez. Në takimin tjetër, të vlefshme për ndeshjen e parë të këtyre çerekfinaleve skuadra e Bajenit i ka besuar këmbëve të mesfushorit Vidal përballë Benfikës. Të mërkurën zhvillohen dy takimet e tjera Paris Sen Zhermen-Mancester Siti dhe Volsburg-Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *