Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë kane festuar Fitër Bajramin, ditë e cila shënon fundin e muajit të agjërimit e sakrificës.
Por në shumë shtete, koronavirusi ka detyruar qeveritë të mbyllin xhamitë dhe besimtarët e kane kremtuar këtë ditë në shtëpitë e tyre.
Ndryshe nga një vit më parë, këtë Fiter Bajram vetëm një numër i vogël besimtarësh u lejuan të kryejnë ceremoninë e faljes në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Këto pamje tregojnë sheshin e Qabes e cila duket e boshatisur si asnjëherë më parë.
Arabia Saudite ndodhet në shtetrrethim për 5 ditë, pas përhapjes së koronavirusit dhe regjistrimit të lartë të nurmit të të infektuarve me COVID-19. Aktualisht më shumë se 70 mijë njerëz janë konfirmuar si të ifektuar.
Edhe Egjipti eshte izoluar, ndërsa xhamitë janë të myllura. Njerëzve u lejohet të dalin jashtë vetëm për të blerë ushqime dhe ilace. Në Jeruzalem kompleksi i xhamisë al-Aksa qëndron i mbyllur në këtë ditë të rëndësishme, edhe pse shumica e kufizimeve janë hequr.
E njëjta panoramë duket edhe në Turqi, Irak, dhe Jordani. Autoritetet kanë ndaluar gumbullimin e më shumë se 10 personave. Në Indonezi autoritetet kanë ndaluar kremtimin në xhami, si dhe udhëtimet, duke penalizuar shumë besimtarë të shkojnë pranë familjarëve të tyre këtë Fitër Bajram.
Në Iran, i cili eshte perballur me shpërthimin më vdekjeprurës te virusit në Lindjen e Mesme, autoritetet kanë vendosur pak kufizime përpara festës, përveç anulimit të lutjeve masive në Teheran, të udhëhequr tradicionalisht nga udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Talibanët në Afganistan kanë deklaruar një armëpushim tre-ditor duke nisur nga kjo e dielë. Qeveria afgane ka mirëpritur këtë veprim.
Falja e Namazit të Fitër Bajramit ndëkohë është anuluar edhe në disa shtete amerikane por edhe në Europë.