Dy shqiptarët nga Fieri A.F., 30 vjeç dhe R.H., 23 vjeç, u kapën me fishekë ndërsa po niseshin për të mbërritur në Bari me tragetin e linjës.

 

Sipas mediave italiane porti i Barit është një nga portat kryesore hyrëse të trafiqeve illegale në Itali e fishekët e sekuestruar në Durrës ishin destinuar për tu shitur në tregjet klandestinëve për t’u përdorur në  grabitje automjetesh që transportojnë vlera monetare.

 

Ndërkohë nga informacionet e antimafias italiane në rajonin Puglias, grupet kriminale vendase në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare janë të specializuara kryesisht në trafik lëndësh narkotike e armësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *