Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Itali.
Krahas fotove të publikuara nga firmosja e marrëveshjes, kryeministri Edi Rama theksoi përmes një postimi në “Facebook” se sot përfundoi mbyllja e procedurës së gjatë për lejet e drejtimit në Itali.
“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafim”, shkruan Rama.
Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga ministrja Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë.





