Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai pret që vendet anëtare të NATO-s të “kuptojnë” çështjet e sigurisë së Turqisë lidhur me ofertat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.

 

 

“Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin ndjeshmërinë tonë. Terrorizmi dhe mbrojtja e kufijve janë çështje me ndjeshmëri të lartë pë ne. Asnjë nga aleatët tanë nuk tregoi respekt ndaj kësaj ndjeshmërie siç e prisnim”, tha Erdogan.

 

Erdogan deklaroi edhe javën e kaluar se ai nuk i sheh “pozitivisht” aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe nuk do t’i mbështeste nëse sanksionojnë Turqinë.

 

“Zgjerimi i NATO-s ka kuptim për ne vetëm kur të respektohen kërkesat tona.”– është shprehur Erdogan.

 

Erdogan akuzoi Finlandën e Suedinë se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK. Kjo parti është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Erdogan tha gjithashtu se Suedia nuk ka ekstraduar 30 persona të cilët Turqia i sheh të lidhur me terrorizmin.

 

“Ju nuk do të na dorëzoni terroristët, por do të kërkoni që t’ju mbështesim për t’u anëtarësuar në NATO. Nuk mund të themi ‘po” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *