Subscribe

Reforma në drejtësi është një gur themeli për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Eruopian. Kështu është shprehur numri një i diplomacisë gjermane Frenk Valter Shtajnmajer, në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati gjatë një takimi në Berlin. Shtajnamjer vlerësoi maksimalisht angazhimin e  klasës politike në vend për një ekspertizë sa më të gjerë ndërkombëtare sa i takon kësaj reforme.

Frank-Walter Steinmeier:

Unë e di që Edi Rama dhe ju jeni të angazhuar që pjesa e rëndësishme e reformës në drejtësi të përfundojë. Kur ndërmerren ndryshime në institucione, ka edhe kundërshtime nga vetë ato. Shpreh respekt për gatishmërinë që ekziston në Shqipëri për të tërhequr një ekspertizë sa me të gjerë ndërkombëtare, me qellim që të kryhet një reformë sa më e gjerë e gjyqësorit. Këtë nuk e kemi parë gjithkund, e as nuk e kemi parë kudo në Ballkanin Perëndimor, prandaj besoj se ajo çfarë ju keni arritur përbën një model. Tashmë kjo ka marrë formën e një propozimi të një reforme të balancuar të gjyqësorit dhe tani është momenti që kjo reformë të bëhet realitet. Ne e mbështesim këtë me mundësitë që kemi dhe dua të shpreh qartësisht se reforma në drejtësi është një gur themel për rrugën drejt BE-së.

Nga ana e tij ministri Bushati theksoi se Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm për forcimin e demokracisë në Shqipëri, por dhe për stabilitetin në rajon.

Ditmir Bushati:

Nuk ka pikë diskutimi për askënd nga ne në rajon se falë lidershipit gjerman, i çiftëzuar dhe i harmonizuar me një lloj dëshire për të ecur përpara, sot per sot rajoni ynë, pavarësisht se përballet me sfidat e shtet-ndërtimit demokratik, ka kaluar disa prej sfidave që kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal. I shpreh mirënjohjen serish në emër të popullit shqiptar për mbështetjen, për ekspertizën, për kontributin e taksapaguesve gjermanë në proceset e shtet-ndërtimit demokratik, për ekspertizën që kanë dhënë në reformën në drejtësi që shpresojmë të jetë në fazën e saj finale përpara se të bëhet realitet dhe për asistencën e vyer të agjencive gjermane që kanë dhënë gjatë kësaj kohe në Shqipëri.

Gjatë takimit të tyre dy zyrtaret e lartë janë ndalur dhe te situata në Maqedoni, duke e vlerësuar atë si shqetësuese, te kriza e emigranteve dhe bashkëpunimin politik e policor te Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë ne luftën kundër trafiqeve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *