Subscribe

Pas tre vitesh përpjekje me procedura të tejzgjatura dhe të debatura, këtë të mërkurë u arrit marrëveshja për nisjen e punës për hekurudhën Tiranë-Durrës me një degëzim në Rinas.

 

Rehabilitimi i gjurmës ekzistuese parashkohet të nisë nga Durrësi për të vijuar deri në kryeqytet, në stacionin e ri që po dizenjohet nga bashkia, ndërsa 5.7 km janë gjurmë e re në Rinas, raporton “Vizion Plus”.

 

Për ministren Belinda Balluku, përdorimi i hekuruedhës do tu kursejë shqiptarëve 55 mln uro në vit qytatërëve.

 

Ky projekt do t;i japë një frymëmarrje të re qarkullimit në dy zonat kryesore të vendit. Pritet që do të punësohen 2.200 punonjës. Ndërsa punimet do të përfundojnë për 30 muaj, ose në verën e vitit 2023.

 

Rehabilimti i hekurudhës Tiranë-Durrës është një projekt i cili do të ndërtohet nga kompania italiane INC SPA me një fond prej 70 mln eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *