Subscribe

Kjo jave do të ketë në fokus të kontrollit nga ana administratës fiskale pikat e tregtimit të karburantit, aty ku dhe informaliteti mbetet i lartë.

 

Janë 420 subjekte të evidentuara me risk në këtë sektor, që janë produkt i akcizës.

 

Ministrja e financave Anila Denaj së bashku me drejtorin e doganave dhe atë të hetimit tatimor inspektuan disa pika shitje në aksin Tiranë –Fier.

 

“Grupet në terren, së bashku me koncesionarin e markimit të karburanteve, po ushtrojnë kontrolle që kanë si subjekt verifikimin, nëse pikat e karburanteve janë të fiskalizuara ose jo. Pra, merren mostra si në pompë, ashtu edhe në depozitë, për të parë nëse për këtë produkt janë paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit”, tha z. Gjokutaj, drejtori i doganave.

 

Aksioni, sipas ministres Denaj, i vjen në ndihmë konsumatorit

 

“Dëshiroj të theksoj se jemi këtu për t’i ardhur në ndihmë konsumatorit. Ne, së bashku me Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial, Doganën dhe Hetimin Tatimor, do të kemi në fokus të punës sonë cilësinë e karburantit, markimin e tij, pajisjen me kasa fiskale, si dhe evidentimin e rasteve të përdorimit të regjimit manual”, tha ministrja Denaj.

 

Sipas drejtuesve të autoriteteve plani i kontrollit është koordinuar me të gjitha institucionet me qëllim kryqëzimin e të dhënave. Synimi është për të verifikuar të gjitha kasat në pikat e tregtimit, nëse ato funksionojnë në regjimin automatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *