BREXIT mori fund zyrtarisht më 31 janar por praktikisht asgjë nuk ka ndryshuar pasi periudha tranzitore do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Gjatë kësaj kohe, Brukseli dhe Londra do të negociojnë për raportet e së ardhmes.

Në këtë kontekst është bërë zyrtar mandati i bisedimeve. BE i dorëzoi kryenegociatorit Michel Barnier një skemë të vështirë për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, e cila përmban një sërë cështjesh të diskutueshme.

 

ANDREJA METELKO

 

SEKRETARJA SHTETERORE E KROACISE PËR ÇESHTJET EVROPIANE

 

“BE tani është gati që të fillojë bisedimet me një mandat të qartë dhe të fuqishëm, që konfirmon gatishmërinë e unionit për të ofruar një partneritet ambicioz, të gjerë dhe të ekuilibruar për Mbretërinë e Bashkuar dhe përfitimin e të dyja palëve”.

 

Sfida kryesore do të jetë kapitulli ekonomik pasi BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mendime shumë të ndryshme për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare.

BE është e hapur për marrëveshje të tregtisë së lirë që lejon zero taksa dhe kuota për importimin e mallrave britanikë.

Por në këmbim të kësaj blloku insiston të sigurojë një “fushë të barabartë të lojës për konkurrencë të hapur dhe të ndershme”.

Në realitet, kjo nënkupton që BE do t’i kërkojë Mbretërisë së Bashkuar që të mbështesë standarde të larta për çështjet sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe rregullimin e ndihmës shtetërore, gjë të cilës kryeministri britanik Boris Johnson kërkon t’i shmanget pas divorcit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *