Fifi është një ndër artistet që vitet e fundit ka fituar zemrat e shumë të rinjve.

 

Së fundmi ajo ka zbuluar se për të shkuar në Prishtinë tek familja e saj zgjedh të udhëtojë me autobus si një pjesë e madhe e njerëzve. Ajo ka publikuar edhe një video nga autobusi dhe përkrah saj ka dhënë një mesazh shumë të mirë për të gjithë.

 

“Nuk kam pasur asnjëherë turp nga të jetuarit e jetës sime…Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë…dhe po unë jetoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njëri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal. Zoti vetëm më bekoi me zërin tim, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva fallco apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në rangun tonë ose do të jetë ndonjëherë. Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi…e bija e Avni dhe Nurije Raçit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *