Subscribe

Astrit Patozi ka çuar në Fier mesazhin se situata politike mund dhe duhet të ndryshojë. Ndërsa ka prezantuar ekipin e Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, Patozi u ka bërë apel qytetarëve të shkojnë të votojnë, duke hedhur poshtë idenë e bastioneve që nuk ndryshojnë si rasti i Fierit.

ASTRIT PATOZI

BINDJA DEMOKRATIKE

“Unë mendoj se kjo legjendë nuk është e vërtetë dhe është fyese dhe përçmuese për qytetarët e Fierit, sepse i bie që ata të konsiderohen si militantë të verbër, që nuk reagojnë në asnjë rrethanë. Unë kam besim se ne do të marrim një rezultat të mirë në Fier kësaj radhe, sepse qytetarët do të dinë të bëjnë diferencën mes atyre, që i kanë gënjyer dhe mashtruar për dekada me radhë, dhe të tjerëve që po përpiqen për një Shqipëri normale”.

Patozi ka bërë të qartë se në 25 prill Bindja Demokratike synon të jetë force përcaktuese për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Nuk ka nevojë Shqipëria për të rrëzuar apo për të damkosur njerëz, ndryshimi nuk vjen vetëm po të fitosh 71 deputetë, por objektivi arrihet duke mos i lënë 71 mandate të gjithë bashkë në duar të këqija.”

Ndryshe nga partitë e tjera, Bindja Demokratike nuk është mjaftuar që ekipi i saj të respektoje ligjin e dekriminalizimit, por të gjithë emrat e kandidateve janë çuar për verifikim tek autoriteti i hapjes së dosjeve për të mos përfshirë në listë asnjë person të lidhur me diktaturën komuniste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *