Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes dhe Territorit ka ushtruar kontroll në subjektin “Alesio 2014” sh.p.k, ku u konstatua se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.

Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, IKMT dhe Policia e Shtetit njofton se po vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend, si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi.

Ndërkohë, iu bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *