Maqedonia e Veriut kualifikohet për herë të parë në historinë e saj në Europianin e 2021. Skuadra e drejtuar nga Angelovski siguroi mbrëmjen e të enjtes dhe biletën për fazën finale të turneut. Maqedonasit mundën 1-0 në transfertë Gjeorgjinë në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës D.

Në radhët e skuadrës maqedonase u aktivizuan që nga minuta e parë dhe disa nga shqiptarët e skuadrës si Bejtulai, Ademi, Musliu dhe Alioski që e ndihmuan ekipin për këtë kualifikim historik

Për golin e vetëm të sfidës mendoi kapiteni  Goran Pandev, i cili finalizoi pas një aksioni te bukur, duke dërguar topin në rrjetë.

Maqedonia mposhti në gjysmëfinale Kosovën para se përballej me Gjeorgjinë për të prerë biletën në turneun e vitit të ardhshëm. Ndërkohë sipas formulës, Maqedonia e Veriut do jetë në grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të play-offit , Skocia mundi Serbinë me penallti, Hungaria  mundi  2-1 me përmbysje  Islandën  ndërsa Sllovakia fitoi 2-1  me Irlandën e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *