Subscribe

Besimtarët myslimanë festojnë një nga dy festat më të rëndësishme të islamit, Kurban Bajramin.

 

Mijëra besimtarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

 

Kreu i komunitetit mysliman Bajram Spahiu në fjalën e tij para besimtarëve kishte një apel për rininë dhe konkretisht për një nga fenomenet që po kërcënon shoqërinë shqiptare, siç është emigrimi.

 

“Pajisuni me një moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, mos ikni nga vëndi, krijoni të ardhëm këtu, mos bini prej e kurthit të kohës që është individualizmi.” -tha Bajram Spahiu.

 

Edhe në Vlorë mëngjesi i kësaj të shtune mblodhi besimtarët e këtij qyteti në sheshin para xhamisë së Plumbit.

 

 

Në fjalën e tij kreu i myftinisë së Vlorës, e vuri theksin tek dashuria dhe harmonia që duhet të udhëheqin marrëdhëniet njerëzore

 

 

Në Fier besimtarët myslimanë kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit. Krerët myftinisë kanë përcjell urimet për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve

 

 

Festime ka patur edhe në Shkodër. Nënkryetari i myftinisë u ndal tek një nga fenomenet e ndaluara për fenë islame, siç janë gjakmarrja dhe kamata.

 

Arben Halluni nga Shkodra tha raste të tilla përfundojnë në ngjarje tragjike ndaj dhe kërkoi më shumë drejtësi për fenomene të tilla.

 

Ndërsa besimtarët myslimanë të Elbasanit festuan kurbanin bajramin në një xhami të ndërtuar rishtas, pas shembjes së saj në kohën e diktaturës. Xhamia e Ballies ka pritur këtë të shtunë mijëra besimtarë myslimanë që kanë kryer faljen e namazit

 

Rituali I namazit të kurban bajramit është zhvilluar në të gjitha qytetet, ndërsa urimet për festën kanë dhënë presidenti Meta, kryeministri Rama dhe liderë të tjerë politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *