Subscribe

Romanca mungon në një treg komerci. E më së shumti nëse do të flasim për muzikën. Këtë e dëgjon nga të gjithë ata që e duan të bukurën e që gjithnjë e më rrallë po krijohet sot. Kompozitorët vlerësohen pak, e skena për të tillë art ka edhe më pak.

 

Kjo është “Tangoja e shtegtarit”. Por sot në mbrëmje në universitetin e arteve do të gjeni shumë më shumë.

 

Vargjet e Kadaresë, Lasgush Poradecit, Xhevahir Spahiut e poetëve të tjerë jehojnë përmes muzikës dhe zërave lirikë në një mbrëmje që na prezanton 16 romanca shqiptare.

 

Festivali i romancave shqiptare feston 10-vjetorin këtë mbrëmje dhe padiskutim mund të kremtohet si mundësia më e mirë për të rinjtë që duan të kompozojnë e që nuk duan të vrasin ëndrrat.

 

Universiteti i Arteve ju hap dyert sot në mbrëmje, pa asnjë kosto, në emër të këtyre romancave të shpluhurosura nga fondet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *