Atmosfera e ndërrimit të viteve ka ardhur e zbehtë nën hijen e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë në rrugët e Prishtinës thuajse të zbrazura, nuk kanë munguar zbukurimet dhe fishekzjarret.

 

Edhe në Greqi e vendet e tjera të rajonit, ishte e dukshme mungesa e turmave që pushtojnë sheshet kryesore të qyteteve. Një det me ngjyra pushtoi qiellin ndërsa fishekzjarret shpërthyen mbi monumentin e famshëm të Akropolit në Athinë, për të shenjuar ndërrimin e viteve.

 

Ndërsa në Romë, nuk u la pas tradita e zhytjes në lumin Tiber edhe nën temperaturat rekord të ulëta.Turma e njerëzve pushtoi urën Kavur të Romës, dhe më pas u hodh në ujë nga lartësia e 17 metrave.

 

Sakaq, Spanjollët në numër të reduktuar, festuan në sheshin Puerta del Sol të Madridit me një shfaqje madhështore fishekzjarresh, në natën e ndërrimit të viteve. Ding Dongu i Big Ben në Londër po ashtu u shoqërua me entuziazmin dhe pritshmëritë për një vit më të mirë.

 

Në Francë pati grumbuj njerëzish në Champs-Elysees por hedhja e fishekzjarreve u ndalua. Ndërsa në Moskë ndodhi e kundërta, Sheshi i kuq i zbrazur, u ndriccua nga spektakli i fishekzjarreve.

 

Vetëm 15 mijë njerëz nga 58 mijë që marrin pjesë zakonisht, patën mundësinë të ndiqnin shfaqjen e topit të ndriccuar në times square. New Yorku e mirëpriti vitin e ri me urimet për fudnin e pandemisë dhe kthimin në normalitet.

 

Ndërkohë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Burxh Khalifa prezantoi një koreografi unike fishekzjarresh. Ndërtesa më e lartë në botë u ndriccua katërcipërisht nga dritat e ndërthurura me mesazhe shprese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *