Nga Europa Lindore, në Afrikë dhe Azinë Qendrore, besimtarët ortodoksë kremtuan këtë të diel Pashkën, ringjalljen e Krishtit.

 

Në mesnatën e së shtunës mijëra besimtarë nga e gjithë bota , pas rreth 2 vitesh kufizimesh si pasojë e pandemisë, ishin në qytetin e vjetër të Jerusalemit në procesionin e “Rrugës së Kryqit” në përkujtim të kryqëzimit dhe vdekjes së Jezu Krishtit.

 

Brenda pak sekondash, “zjarri i shenjtë” u përhap në të gjithë besimtarët në vendin e kryqëzimit, varrosjes dhe ringjalljes së Jezusit.

 

Në Rusi, besimtarët e festuan me mesha të mbajtura në mesnatë në katedralet dhe kishat në mbarë vendin. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bashkua qindra besimtarëve në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

 

Meshën e drejtoi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, i cili u lut që konflikti në Ukrainë të përfundonte shpejt, por pa kritikuar sulmet ushtarake.

 

PATRIARKU KIRILL

KREU I KISHES ORTODOKSE

“Zoti para së gjithash pajtoftë popullin tonë në Ukrainë, në Donbas, ku ende po derdhet gjak. Zoti i shëroftë plagët e shkaktuara njerëzve, familjeve që kanë humbur mbajtësit e familjes, prindërve që kanë humbur fëmijët e tyre dhe fëmijëve që kanë humbur prindërit.”

 

Nga ana tjetër, ukrainasit po festojnë pashkët nën hijen e luftës, pasi nuk u arrit një marrëveshje me palën ruse për një armëpushim të përkohshëm.

 

Në Serbi, ceremonitë qendrore u zhvilluan në kishën e Shën Saves në Beograd, nën drejtimin e patriarkut Irinej

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *