Policia e Korçës ka përforëcuar masat e sigurisë për festat e fundvitit.

 

Policia ka njoftuar se që nga dita e sotme e deri më datën 3 janar në të gjithë qarkun e Korçës do të ketë shërbime të përforcuara të policisë së rendit dhe asaj kriminale.

 

Forcat e policisë do të jenë të përqendruar kryesisht në vendet më të populluara të qyteteve duke përfshirë këtu qendrat tregtare dhe objektet e kultit.

 

Gjatë këtyre ditëve do të ketë po ashtu dhe dy grupe të ndërhyrjes së shpejtë si dhe disa patrulla të njësive operacionale, të cilat do të jenë në gatishmëri për çdo ngjarje.

 

Ndërkohë policia thotë gjithashtu se në pazarin e vjetër të Korçës, por edhe në pazarin industrial e ushqimor ka prani të oficerëve të policisë kriminale, të cilët janë duke vëzhguar personat e skeduar për veprën penale të vjedhjes, por edhe persona në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *