Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në këto festa të fundvitit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, sipas burimeve pranë autoriteteve doganore, kanë hyrë më shumë se 5500 shtetas shqiptarë e të huaj. Ndërsa kanë dalë nga vendi 3000 shtetas.

 

Në kushte të tilla autoritetet tona kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve në hyrje pasi edhe fluksi pritet të jetë më i madh në orët në vijim. Kjo për faktin se shumë prej emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre në Shqipëri.

 

Me qëllim përpunimin sa më shpejt të dokumentacioneve të shtetasve që hyjnë e dalin nga kjo pikë kufitare autoritetet tona kanë kërkuar edhe nga pala greke që të risë numrin e sportelëve. Për momentin pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa helenët me vetëm 3 të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *