Partia Sociaslite ka festuar këtë të mërkurë 28 vjetorin e themelimitë të saj.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i grupit të PS, Taulant Balla shprehet se sot pas 28 vitesh PS është forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë.

 

Sipas tij, PS është nga të vetmet forca që respekton Kushtetutën dhe zbaton ligjin.

 

“12 Qershor Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale. Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator. Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *