Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me disa fermerë në Libofshë të Fierit.

Gjatë vizitës së tij atje, një nga fermerët i ka kërkuar kreut të qeverisë një tranformator energjie.

“Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund të na jepni, 1 transformator duam”, tha fermeri.

Rama i premtoi se do t’ia sjellë brenda datës 15 korrik, ndërsa i tha që t’i dërgojë një mesazh nëse nuk ia sjellin.

“Transformatorin e energjisë do ta sjell deri me 15 korrik. Po nuk e solla do më çoni mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po nuk e kanë zbatuar porosinë dhe do më çoni mesazh që të heqim ndonjë nga puna andej në Tiranë”, u përgjigj Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *