Subscribe

12 vite më parë, Hamzi Rama nga fshati Melan i Dibrës vendosi që një pjesë të tokës së tij bujqësore ta kultivonte me pemë frutore. Për shkak të klimës së favorshme në Dibër nisi kultivimin e mollës, me shpresën se ato do të ishin një burim ekonomik të ardhurash për familjen e tij.

 

Por në vitet e fundit, Hamzi Rama shprehet se prodhimi nuk ka gjetur treg shitjeje dhe se çmimi nuk ka mbuluar as koston e prodhimit. I gjendur në kushte të tilla, ai e kishte lënë me qira këtë masiv mollësh, por edhe qiramarrësi ka hequr dorë. Duke qenë se vetë e ka të pamundur të merret me to, Hamzi Rama ka vendosur që t’i presë të gjitha pemët e mollës, ndaj dhe ka nisur punën me motosharrë për t’i prerë.

 

HAMZI RAMA

 

BANOR I FSHATIT MELAN, DIBËR

 

Tani unë po i pres të gjitha. Më mirë t’i heq të gjitha ta shikoj vendin gjerë sesa kështu, më dhimbsen. Sivjet i ka lënë edhe ai që i ka pasur me qera, nuk i ka dalë kostoja. Unë nuk mundem t’i bëj dhe jam detyruar t’i pres. Deri tani kam pritur mos i merrr ndonjë tjetër, ska kërkesë edhe jam detyruar t’i lë.

 

Fermeri Hamzi Rama thotë se sipërfaqen që ishte me mollë do ta mbjellë kultura të tjera bujqësore nga të cilat nuk pret përfitim ekonomik.

 

HAMZI RAMA

 

BANOR I FSHATIT MELAN, DIBËR

 

Mund ta mbjell me ndonjë grur, ndonjë misër, të shoh se çfarë mund të bëhet.

 

Dibra është një nga zonat më prodhuese të frutit të mollës, qindra hektarë tokë janë kultivuar me mollë të varieteteve të ndryshme, por çdo vit fermerët e kësaj zone përballen me mungesë të tregut të shitjes së prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *