Subscribe

Fermerët e myzeqese të cilët kanë pakënaqësi në lidhje me paketen fiskale, që rëndon mbi kurrizin e tyre , e kanë zhvendosur protesten e tyre në kryeqytet.

 

 

Ata u mblodhen këtë të enjte para parlamentit, ku zhvillohet séance për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2021.

 

 

Fermeret thonë se paketa fiskale, rëndon edhe më shumë gjëndjen e tyre, ata shtojnë se qeveria nuk duhet ta votoje paketën fiskale pa përfshirë brenda 6 kërkesat e tyre.

 

 

Kryeministri Rama teksa I drejtohej seancës parlamentare I ka ftuar fermeret nëpërmjet një perfaqësie të tyren, që të bisedojne në ambjentet e parlamentit në lidhje me kërkesat e tyre.

 

 

 Kush do vijë tjetër me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do vijë tjetër, hajde mo…”, tha Rama ne ecje e siper.

 

Protesta e fermereve u mbeshtet nga deputetet demokrate Sajmir Korreshi dhe Dashnor Sula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *