Pas tërheqjes së ujit nga sipërfaqja e tokave bujqësore në qarkun e Fierit janë evidentuar një sërë dëmesh financiare për fermerët e zonës.
Ashim Isufi është një ndër blegtorët të cilit përmbytja i dëmtoi të gjithë bazën ushqimore. Blegtori ka firmosurur dhe dokumentin për dëmshpërblim.
Përveç dëmeve në blegotori nuk munguan as ato në bujqësi. Fermerit Bari Tusha i janë përmbytur 30 ha llajthi dhe ullishte për herë te dytë. Ai është në pritje te verifikimit të dëmeve.
Problemet nuk munguan as në sera ku fermeri Fatjon Asllani në zonën e Zharrëzës, në Patos thotë se i janë shkatërruar 3 tonë domate.
Pas dy javësh përmbytjeje në territorin e qarkut të Fierit ka nisur puna për konstatimin e dëmeve.
Deri tani furnizimi me bazë ushqimore për blegtorët shihet si puna me urgjente për drejtorinë e bujqëdisë.
Nga përllogaritja e dëmeve rezulton se 1859 fermerë janë dëmtuar nga përmbytja në qarkun Fier.





