Subscribe

Fermerët e fushës së Maliqit që merren me kultivimin e grurit kërkojnë mbështetje financiare nga ministria e Bujqësisë.

Bëhet fjalë për 1300 hektarë tokë, ku kultura kryesore janë gruri, misri si dhe patatet e kultura të tjera bujqësore.

Astrit Xhangoli, një nga fermerët që ka më shumë se 80 ha të mbjellë me grurë, thotë se vetëm 2 ha i ka në pronësi të tij, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë në përdorim me kontrata me kohë të pjesshme, gjë që sipas tij e ka penalizuar nga përfitimi I mbështetjes financiare.

Fermerët që nuk kanë sipërfaqe mbi një ha të mbjellë me grurë nuk përfitojnë mbështetje nga ana e ministrisë së Bujqësisë. Edhe në kushte të tilla e kanë të vështirë të bashkojnë tokat e tyre në kooperativa bujqësore.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gezim Topçiu pas një takimi me ministren e bujqësisë ka bërë me dije se fermerët që kanë marrë me qira sipërfaqe të mëdha toke, duhet të kërkojnë zgjidhje pranë njësive administrative.

Vetëm në fushën e Maliqit janë 20 fermerë që kanë në përdorim 800 ha me grurë, nga 3200 qe është e gjithë sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *