Një grup fëmijësh shqiptarë do të rikthehen nga Siria në vendlindjen e tyre. Lajmi u konfirmua nga Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane, ndërsa pati një reagim edhe nga Presidenca.

 

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp! 🇦🇱”, shkroi zëdhënësi Tedi Blushi në “Facebook”.

 

Mësohet se në fazën e parë do të kthehen katër fëmijë dhe një grua. Kurse në fazën e dytë pritet të bëhet i mundur kthimi i pjesës tjetër të shqiptarëve që kanë ngecur në kampet e Sirisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *