Shkak i rënies së zjarrit në katin e tretë të një pallati në qytetin e Korçës dyshohet se kanë qenë dy fëmijët e miturë, të cilët ishin duke luajtur me shkrepëse.

Një nga fqinjet e familjes tha se brenda në banesë ishte nëna me dy fëmijët, 4 dhe 2 vjeç në momentin kur shtëpia u përfshi nga flakët.

Fatmirësisht, nëna ka arritur t’i largohet në kohë fëmijët. Ne banese kishte dhe nje bombul gazi, por që nuk shperthyer për shkak të nderhyrjes ne kohe e mjeteve të zjarrfikëses.

“Erdhën dhe më lajmëruan disa fëmijë të lagjes që ka marrë zjarr, mora policinë se nuk e mbaja mend numrin e zjarrfikëses. Erdhi policia dhe erdhi zjarrfikësja. Pamë vetëm tym, e kërcisnin xhamat”, tha një nga banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *