Subscribe

 

Te hënën parlamenti nis fazën e dyte te zbatimit te reformës ne drejtësi me ngritjen e dy institucioneve te rëndësishme; Këshillin e Larte te Prokurorisë dhe Këshillin e Larte Gjyqësor.  Kushtetuta parashikon konsensus mes maxhorances dhe opozitës per te ngritur keto institucione qe do te drejtojnë gjyqësorin dhe organin e akuzës, por klima politike duket shume e tensionuar për kompromis.

 

A mendoni se ka me shqiptar qe nuk e ka kuptuar se Rama vetëm reforme ne drejtësi nuk do?

 

Opozita e ka bere te qarte se do te këtë nje marrëdhënie te kushtëzuar me parlamentin, por demokratet ende nuk kane nje vendim nëse do te bëhen pjese e votimit te kandidaturave per këto dy këshilla, aq me teper qe maxhoranca mund t’i zgjedhe edhe pa votat e PD.

 

“Hapat qe do te ndërmerren do te jene njeri-pas tjetrit, vendimet per pjesëmarrjet apo jo ne komisione apo menyra se si do te reagojmë ne seance plenare do te merren nga grupi para çdo seance, por ajo qe është e rëndësishme është qe ky parlament e ka humbur legjitimitetin dhe ne do te sillemi si përballe nje maxhorance pa legjitimitet.”

 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përfunduar vetingun e kandidateve qe shoqëria civile ka sjelle per te qene pjese e Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe mësohet se 3 emra e kane kaluar skanerin. Te hënën parlamenti do te marre listën me 33 kandidatet per Këshillin e Larte Gjyqësor e Këshillin e Larte te Prokurorisë, mes te cilëve do te përzgjidhen vetëm 10.

 

Me ngritjen e këtyre institucioneve, nuk merr fund vetëm debati per Arta Markun, pasi zgjidhet prokurori i Përgjithshëm, por ajo çka është me e rëndësishmja ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit, struktura tek te cilat janë investuar Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe qe nuk jane kritikuar nga asnjë force politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *