Subscribe

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj thirri ne një takim drejtuesit e agjencive ligjzbatuese dhe aktore te shoqërisë civile. Ne fokus ishte ligji i Vetingut dhe procesi i vlerësimit ne radhët e uniformave blu.

 

“Ne do të reflektojmë së bashku me komentet dhe sugjerimet që do të vijnë nga vetë radhët e Policisë, me të cilën kemi hapur tashmë një proces konsultimi. Dhe mbasi të reflektojmë të gjitha këto kontribute të dobishme që përmirësojmë cilësinë e këtij projekti, do të vijmë më pas në një tryezë shumë më të gjerë, për ta bërë publike E transparente dhe për publikun, për të ndjekur gjithë procesin e nevojshëm që parashikohet lidhur me projektligjet”.

 

Xhafaj u shpreh i vendosur për realizimin e Vetingut ne radhët e policisë çka sipas tij do te sjelle rritjen e cilësisë se uniformave blu dhe do te pastroje strukturat nga elementet e inkriminuar.

 

“E kam thënë që ditën e parë që jam bërë ministër që kjo do të jetë një nga prioritetet e punës në funksion të nevojës për të pasur një organizatë policore shumë më të fortë se deri tani, dhe për të pasur në radhët e Policisë së Shtetit njerëz me integritet të fortë, të qëndrueshëm moral dhe profesional. Dua të them që policia sot ka në përbërjen e saj njerëz të tillë, ka një shumicë dërrmuese të njerëzve që gëzojnë pikërisht këtë cilësi”.

 

Ministri i brendshëm u pyet edhe për marrëdhëniet me Prokurorinë e Përgjithshme dhe konfirmoi se shume shpejte do te ketë një takim me shefen e akuzës Arta Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *