Subscribe

Në “Zgjedhje 2021”, ish-ministri Fatmir Xhafaj u shpreh se kurrë nuk ka kërkuar që të jetë ministër, duke treguar se jeta e tij politike nuk lidhet me postin.

“Nuk kam kërkuar, në asnjë rast, nuk kam kërkuar të jem ministër. Unë kam qenë njëherë ministër dhe e kam lëshuar karrigen. Nuk e kam lidhur jetën time me një karrigë të caktuar, por me atë që unë përfaqësoj. E njoh disiplinën politike.”

Ai u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se askush nuk ka mundësi ta kapë këtë sistem.

“Sistemi është dizenjuar në mënyrë të tillë që nuk mund ta kapësh. Mund të të krijojë atë iluzionin e rremë se mund ta kesh kapur, apo dikush ta ketë kapur, por është një gënjeshtër e madhe që vjen për shkak të subkoshiencës së tyre. Për shkak të mentalitetit që ka që ‘me siguri duhet të jetë i kapur’. Sepse harrojnë që ky është një sistem i ndërtuar mbi një ligjësi, me procedura krejt të ndryshme nga ato të mëparshmet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *