Subscribe

33 tablotë e pikturave të Fatmir Tufinës vijnë të ekspozuara në ambientet e Galerisë FAB, për të shpalosur gjendjen shpirtërore të artistit.

 

Ekspozita personale përmban punime të dy viteve të fundit duke ndërthur “Natyrën”, “Atelierin” dhe “Botën e kafshëve” nëpërmjet abstraksionit, të punuara me laps, vaj apo dhe akrilik.

 

FATMIR TUFINA

PIKTOR

“Titulli i ekspozitës vjen si rezultat i gjendjes time emocionale dhe shpirtërore në një farë mënyre. Në përgjithësi pikturat e mia identifikohen nga ngjyrat, dhe mendoj se ngjyrat herë-herë pasqyrojnë dhe emocionet e momentit që unë si autor kam përjetuar.”

 

Teksa luan me ngjyrat të forta dhe kompozimet, të cilat e identifikojnë, piktori kërkon të paraqesë këto vepra sa më afër realitetit të botës ku jetojmë.

 

Në to ndihen jo vetëm elementë të surrealizmit, kubizmit, nudizmit por dhe motive autoktone.

 

FATMIR TUFINA

PIKTOR

“Më tepër e gjej veten në gjininë e kompozimit në pjesë ku më krijon hapësira që realitetin pa paraqes me anë të fantazisë. Autori e paraqet botën në dy realitete. Ne realitetin që është dhe në realitetin që paraqet autori në pikturat që ne shohim në ekspozitë.”

 

Në ekspozitën “Gjendje” mes larmisë së punëve është dhe piktura “Atelier”, e cila ka qenë pjesë e Bienales se Londrës, ku është vlerësuar dhe me çmim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *