Subscribe

“Arbëreshët Midis Realitetit dhe Mitit” është vepra monografike më e fundit e autorit Fatmir Toçi. Libri u promovua këtë të martë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

 

Në libër trajtohet jo vetëm ajo pjesë e historisë emigruese të Arbëreshëve, por dhe përpjekjet e tyre për t’u natyralizuar në Atdheun e ri, vuajtjet si dhe gjendja politike, shoqërore, ekonomike e kulturore që nga koha kur mërguan e deri sot.

 

FATMIR TOÇI

SHKRIMTAR

“Kjo ka qenë më tepër punë e një pasioni, e një dashurie të madhe për që kur i kam njohur, që kur i kam takuar dhe kam vendosur kontaktet e para me ta dhe ishte e pamundur që ta mbysja brenda vetes tundimin që të mos shkruaja diçka për ta. Shqiptaret në përgjithësi të gjithë e dinë se kush janë arbëreshët por dinë shumë pak për historitë e tyre, për kalvarin e vuajtjeve të tyre, për mbijetesën në një vend tjetër. Dhe pikërisht është kjo gjë që më bëri të mendoj se mund të jepja një kontribut sado të vogël duke shkruar këtë libër.”

 

Ky libër vjen si rezultat i një pune 10-vjeçare si nga ana e autorit, por dhe nga një staf shumë më i gjerë. Fatmir Toçi shprehet se ky është dhe libri më i rëndësishëm që ai ka shkruar.

 

FATMIR TOÇI

SHKRIMTAR

“Ky është libri më i rëndësishëm që më ka marrë më shumë kohë, një libër më i rëndësishëm për ata që do ta lexojnë, sepse mendoj që shumë gjëra thuhen për herë të parë. Jo se po I them unë, dokumentet janë. Janë shumë autorë të huaj në 300-400 vjet, po hapen arkivat kudo në Napoli, në Venecia, në arkivat e Vatikanit dhe këto po e nxjerrin në shesh historinë e vërtetë të arbëreshëve.”

 

Vepra “Arbëreshët Midis Realitetit dhe Mitit” do të jetë për të gjithë lexuesit edhe në panairin e librit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *