Këtë të hënë në Real Story Fatmir Limaj ka deklaruar se çdo marrëveshje që do të miratohet duhet të marrë 2/3 e votave në parlament, të marrë miratimin e ndërkombëtarëved dhe më pas të kalojë në referendum.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij zv.kryeministri është shprehur se është e rëndësishme që si fillim Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra tjetrën dhe më pas do të bëhet dhe përcaktimi përfundimtar i kufinjve.

 

“Serbia dhe Kosova duhet ta njohin njëra-tjetër, ne kemi bërë një demarkim të kufirit me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe në këtë situatë është e rëndësishme që dy shtetet duhet ta njohin njëra tjetrën për të njohur kufinjte. Serbia thotë se e kam kufirin deri në Morinë, ne themi atë që kemi, por si fillim duhet të ketë njohje që më pas të vendoset dhe vija kufitare. Një marrëveshje e tillë nuk mund të realizohet pa mbështjetjen e SHBA, ndërkomëbatërëve dhe BE-së.”

 

Gjithahstu Limaj ka deklaruar se deri ma tani nuk kanë asnjë draft të paraqitur nga ndërkombatërt në lidhje me sugjerime të mundshme përveçse dy letrave të presidentit amerikan Trump.

 

“I kemi kerkuar Presidentit Thaci dhe Mogherinit nese kanë dokumente apo drafte për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbise, të dy e kane mohuar. Ne nuk kemi pa asgjë dokument apo sugjerim nga ata që duhet as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht në lidhje me çështjet që përfliten. Ne kemi parë vetëm dy letra të presidentit amerikan Trump dhe i kemi analizuar me kujdes, nuk kemi parë asgjë nga BE dhe zyra e Mogherinit.”

 

Zv.Kryeministri Limaj ndër të tjera nga Real Story me Sokol Ballën ka deklaruar se ata e kanë ndihmuar Serbinë  të marrë statusin dhe të hapë disa kapituj të negociatave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *