Subscribe

Kreu I Entit Rregullatorë të Energjisë në një intervistë për Vizion Plus ka sqaruar vendimin për rritjen e cimimit për abonentët familjarë.

 

Petrit Ahmeti argumentoi pse vendimarrja e Entit ishtë në përputhje të plotë, me çmimin që propozoi qeveria.

 

Pse eshte motamo ky çmim? Qeveria nuk e tha nga vetja, por kemi patur analiza dhe ne kemi dhënë opininin tonë konsultues. Duke pare situatën e jashtezakonshme ku qeveria ka rol parësor në menaxhimin e saj, edhe ne kemi dhënë ekspertizën tonë. Cmimi 42 lekë për kw/h  nuk ka ardhur si propozim pa asnjë bazë. Eshtë mesataraizim i cmimit që ka qënë këto kohë në bursa. Eshtë marrë një shifër që është me e arsyeshme në baze të vlerave të importit- tha Petrit Ahmeti

 

Sipas Entit, sasia prej 800 kw/h është energji e mjaftueshme për një familje gjatë një muaji.

 

Bazuar në analiza, vetëm 5 % e abonteve do të preken nga rritja e çmimit. Por 7 vite më parë kur u hoqën fashat e energjisë, Enti argumenton se ato linin vend për abuzim. Por pse rikthimi I fashave këtë vit nuk e mbart këtë shqetësim?

 

Diferenca mes fashës së parë që ka qenë dikur 300kw/h është diferencë e madhe me këtë aktualen. Ka qënë shumë e vogël për aktivitetin e një familjeje. Ndërsa 800 është sasi e mjaftueshme për akvtivitetin familjar. Janë bërë dhe investime sic janë matësat intilegjente. Edhe mënyra e leximit ka ndryshuar.  Janë lexime që transmetohen në sistemin e billingut në kohë reale. Rezultati nuk është më në dorën e lexuesve si dikur. Por padiskutim kërkon displinë rigoroze për të respektuar datat e leximit nga ana e OSHEE.

 

Por a do të hiqet fasha apo a do të ulët cmimi I energjisë për vitin e ardhshëm?

 

Jemi shumë shpejt për të thënë se çdo ndodhi pas 31 dhjetorit. Lidhet me prurjet në kaskadë, pasi ajo krijon një bazë dhe siguri për garantimin e energjisë elektrike. Sic ishte opsioni për krijimin e fashës, do të jetë opsioni për heqjen e fashës. Në qoftë se situata hidrike do jetë e përmiresuar, kjo do të sjellë heqjen e fashës.

 

Sipas parashikimeve, ky dimër do të jetë me reshje, çka krijon pritshmëri, për ulje të varësisë nga importi, me çmime që mesatarisht parashikohet të jenë për vitin që vjen në 550euro për mw/h.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *